Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 31 të
Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Raportit të Komitetit të
Pranimit dhe Ngritjes në Detyrë të datës 08.07.2024, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e
Bashkisë Lezhë, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë në shërbimin civil për pozicionin:
- Drejtor, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë – Kategoria II-b.
Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:
1. Denis Pervathi
Kandidatet që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me e-mail për rezultatet e arritura.
Bashkia Lezhë, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve,
kritereve dhe kërkesa të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim në Drejtorinë MZSHsë, pranë Bashkisë Lezhë, për pozicionin:
- Drejtues automjeti/luftues, Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Bashkia Lezhë.
Njofton se kanditatët e përzgjedhur janë:
1. Hygent Uku
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 22.07.2024, në orën 11:00, në ambientet e
Pallatit të Kulturës Lezhë.