Këshilli i Lartë Gjyqësor, Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

  •  Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor,

Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurrim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil.