Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese ”, i ndryshuar, Kreu V , “Lëvizja paralele brenda së njejtës kategori ” dhe “Ngritja në detyrë”, njofton, se në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin e sipermendur:

  • “Shef Sektori” 1 (një), në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, në Drejtorinë e Çështjeve Juridike dhe Integrimit, pranë KDIMDP-së

Kategoria e pagës III-1.

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.

Vëmendje: Duke filluar nga data 27.06.2024 do të njoftohen nëpërmjet faqes së Zyrës së Komisionerit , të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e ngritjes në detyrë në lidhje me listën e të kualifikuarve, datën dhe vendin ku/kur do të zhvillohet konkurrimi