Në zbatim të pikave 4 dhe 6, neni 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe pikave 11, 13, 14 dhe 15, kreu II të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:
- “Përgjegjës Sektori në Sektorin e Administrimit dhe Mirëmbajtjes”, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burimeve Njerëzore, Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve, klasa e pagës III-1, niveli i kualifikimit 1,
Nuk ka kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.