Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, neni 22 dhe neni 25, si dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu II, III, IV dhe VII, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, për kategorinë ekzekutive (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:
- 1 (një) vend, në pozicionin Specialist Buxheti, Sektori i Buxhetit (kategoria ekzekutive, IV-1), në Drejtorinë e Programimit dhe Monitorimit të Buxhetit, në Departamentin e Programimit dhe Administrimit të Buxhetit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 1. Njoftim per shpallje Spec buxheti 14.06.2024