Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreut VII, pika 9, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurim sipas procedurës së lëvizjes paralele, ju njoftojmë se për pozicionin:
- Specialist, Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Magjistratët (kategoria ekzekutive, IV-1), në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin:
- Këshilltar Ekonomik, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
– Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbim civil, janë:
– Olsen Agimi,
– Petrit Perhati,
– Saimir Emini,
Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 26.06.2024, ora 10.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në të njëjtën ditë, më datë 26.06.2024, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.