Në mbështetje të neneve 21 dhe 22 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar”, pikave 3, 4, 5 dhe 6, kreu IV i vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar”, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e pranimit në shërbimin civil, për pozicionin:
- “Specialist” në Sektorin e Shtetësive, Drejtoria e Shtetësive, Dekorimeve dhe Titujve të Nderit, në Drejtorinë e Përgjithshme Juridike, klasa e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,
Kualifikohet në fazën e dytë të konkurrimit, z. Indrit Osmani.
Testimi me shkrim do të zhvillohet më 2.7.2024, ora 11:00 dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më 2.7.2024, ora 12:00, pranë ambienteve të Institucionit të Presidentit të Republikës.
- “Specialist” i Sistemeve të Informacionit në Sektorin TIK, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, klasa e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,
Kualifikohet në fazën e dytë të konkurrimit, zoti Marjo Hasanas.
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 2.7.2024, ora 11:00 dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 2.7.2024, ora 13.00, pranë ambienteve të Institucionit të Presidentit të Republikës.