Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të
Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve
Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për
përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në
shpalljen për konkurrim për grupin e pozicioneve:
1. Specialist Jurist në Sektorin e Përputhshmërisë Ligjore dhe Përfaqësimit, Drejtoria
Juridike, Bashkia Lezhë -kategoria III-b,
2. Specialist Jurist në Sektorin e Përputhshmërisë Ligjore dhe Përfaqësimit, Drejtoria
Juridike, Bashkia Lezhë -kategoria III-b.
Njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë:
1. Albana Përgjini,
2. Blerina Zaja,
3. Romina Malotaj.
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në datën 08.07.2024 ora 12:00, në ambientet e Pallatit të
Kulturës Lezhë, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se
gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.