Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut IV
“Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22, kreut V, “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25
dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015, të ndryshuar, “Për pranimin,
lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kreut VII, pikat 16,
17, 18, dhe 21, Komisioni i Brendshëm i ngritur për konkursin në pozicionin, “specialist
informatike”, në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit në përfundim të procedurës së
vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar nga kandidati dhe intervistës së strukturuar me gojë e
mbylli procedurën e lëvizjes paralele pa kandidatë fitues.
Konkurimi do të vazhdojë me procedurën “Pranimi në Shërbimin Civil
Në zbatim të ligjit me nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut IV,
“Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe VKM-së me nr.243, datë 18.03.2015, të ndryshuar, “Për
pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kreut II,
pika 9, po ju përcjellim listën e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin me procedurën,
“Pranimi në shërbimin civil”, për pozicionin specialist informatike në Shërbimin e Teknologjisë
së Informacionit.
Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin me procedurën, “Pranimi në shërbimin civil”,
për pozicionin specialist informatike në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit për konkursin
e datës 24.06.2024, është si më poshtë vijon:
1. Z. Edmond Jata
2. Z. Romeo Neziri
3. Z. Shkëlzen Ramku