KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

  • Për procedurën “Ngritje në Detyrë” për vendin e lirë të punës së kategorisë së mesme drejtuese Drejtor në Drejtorinë e Subjekteve Zgjedhore, Mbikëqyrjes Financimit dhe Monitorimit në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

Për një informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr. 4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al

Në mbështetje të nenit 22, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njoftojmë se:

  • Për procedurën “Pranim në Shërbimin Civil” për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive, për pozicionin specialist në Sektorin e Mbikëqyrjes Financiare dhe Monitorimit të Fushatës, Drejtorinë e Subjekteve Zgjedhore, Mbikëqyrjes Financimit dhe Monitorimit në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

Për një informacion të mëtejshmëm, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr. 4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al