BASHKIA HIMARË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018,

Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:

  • Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin: Drejtor drejtorie, në drejtorinë juridike, është:

1. Ardit Muhametaj

A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 25.06.2024 ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.

B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 25.06.2024 ora 13:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.

 

Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:

  • Nuk kishte asnjë kërkesë për ngritje në detyrë për shpalljen e vendit të lirë: Përgjegjës sektori, në sektorin e administrimit të të ardhurave dhe statistikave, në drejtorinë e të ardhurave;

Për arsyen e mësipërme procedura mbyllet.

 

Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II dhe IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018,

Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:

  • Nuk ka asnjë kandidat të kualifikuar për shpalljen e vendit të lirë: Specialist për kontrollin e zbatimit të ndërtimeve, në drejtorinë e planifikimit dhe zhvillimit të territorit

Për arsyen e mësipërme procedura mbyllet.