Në zbatim të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM nr.243/2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, VKM nr.242/2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në Vendimin nr.41 datë 15.04.2024 “Për ndryshimin e strukturës dhe rregullores së Bashkisë Durrës”, në Urdhrin nr.161 prot.6209 datë 16.05.2024 “ Për shpalljen e konkurimit për pozicionet e lira”, më poshte rezultatet e procedurës së Lëvizjes Paralele dhe vazhdimin e konkurimit nga jashtë shërbimit civil:
Në konkurimin e datës 05.06.2024 për procedurën e lëvizjes paralale për pozicionin:
- Specialist në Sektorin e Kontrollit Tematik pranë Drejtorisë së Auditit të Brendshëm
Nuk ka fitues.
Vazhdon procedura për konkurimin nga jashtë shërbimit civil për pozicionet:
- Inspektor, Sektori i Shërbimit Veterinar dhe Mbrotjes së Konsumatorit (Njësia Administrative Sukth) pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike
- Specialist pranë Sektorit të Dixhitalizimit pranë Drejtorisë së Informatikës dhe Dixhitalizimit
Arjola Boriçi
Naim Pellumbi
- Vazhdon procedura për Ngritje në detyrë për pozicionin Përgjegjës në Sektorin e Analizës, Statistikës dhe Planifikimeve Afatmesme pranë Drejtorisë së Buxhetit
Myfarete Malasi
Konkurimi me shkrim do të zhvillohet me datë 14.06.2024 ora 11:00, në ambientet e Bashkisë Durrës
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet me datë 14.06.2024 ora 12:00, në ambientet e Bashkisë Durrës.
Rezultatet e konkurimit do të shpallen në faqen zyrtare të Bashkisë Durrës, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” si dhe në këndin e njoftimeve të publikut të Institucionit