Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, nenit 30,
pika 5 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014, “Për procedurat e emërimit,
rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civil të
nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, kreut III dhe kreut VII, po ju përcjellim emrin e
kandidates fituese për pozicionin drejtor në Sekretariatin Teknik të Komisionit për Çështjet
Evropiane, pranë Shërimit të Integrimit Evropian.
- Për konkursin e shpallur për pozicionin drejtor në Sekretariatin Teknik të Komisionit për Çështjet
Europiane pranë Shërbimit të Integrimit Europian, kandidatja e paraqitur, brenda afateve të
përcaktuara në njoftimin e datës 10.05.2024, është znj. Holta Nika.
Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga
kandidatja, aktualisht anëtare e TND-së, konstaton se znj. Holta Nika plotëson kushtet dhe
kërkesat e veçanta për procedurën e caktimit të një anëtari të TND-së në një pozicion të
rregullt