Kuvendi i Shqipërisë, Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V,
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242,
datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese
kreut III , “Ngritja në detyrë” pikat 22 dhe 23, për konkursin në pozicionin përgjegjës për
mirëmbajtjen e Sallës së Seancës Plenare me procedurën “Ngritja në detyrë”, po ju përcjellim
listën e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin për këtë pozicion.

Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin me procedurën, “Ngritja në detyrë” për
pozicionin, përgjegjës për mirëmbajtjen e Sallës së Seancës Plenare për konkursin e datës
26.06.2024, është si më poshtë vijon:
1. Z. Besnik Doçi
2. Z. Saimir Kuka