KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në përmbushje të pikës 1, të nenit 26, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut II, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Faza e verifkimit paraprak për procedurën e lëvizjes paralele për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë së mesme drejtuese, për pozicionin e punës Drejtor në Drejtorinë Subjekteve Zgjedhore, Mbikëqyrjes Financimit dhe Monitorimit, mbyllet pa kandidatë të kualifikuar.

Në mbështetje të nenit 25, pikës 1, kreut V, të ligjit nr. 152 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Për procedurën e lëvizjes paralele për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive, për pozicionin specialist në Sektorin e Mbikëqyrjes Financiare dhe Monitorimit të Fushatës, Drejtorinë e Subjekteve Zgjedhore, Mbikëqyrjes Financimit dhe Monitorimit në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.