Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut
II të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen
paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Njësia e
Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mat, në përfundim të procedurës së
pranimit në shërbimin civil, njofton se për pozicionin:
- Specialist i Licencimit, Tregjeve dhe Furnizimit Materialo-Teknik, në Sektorin e
Infrastrukturës, në Drejtorinë e Shërbimeve Bashkiake, Bashkia Mat – Kategoria e pagës
IV-a. Kandidati fitues është: 1. Drilon Suçi me 71 pikë - Specialist i Marrëdhënieve me Publikun, Median dhe Menaxhimit të Faqes Elektronike, në
Sektorin e Administrimit të Sistemeve, IT dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Drejtorinë
Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse – Kategoria e pagës
IV-a
Kandidati fitues është: 1. Gjysilda Kola me 71 pikë - Specialist, në Sektorin e Menaxhimit të Projekteve të Huaja, në Drejtorinë e Shërbimeve
Bashkiake – Kategoria e pagës IV-a
Nuk ka kandidate fitues, për shkak të mos paraqitjes në të gjitha fazat e konkurrimit të
kandidatit të përzgjedhur, për këtë arsye procedura e konkurrimit do të rihapet përsëri në
ditët në vijim. - Specialist i Infrastrukturës, në Sektorin e Infrastrukturës, në Drejtorinë e Shërbimeve
Bashkiake – Kategoria e pagës IV-a
Nuk ka kandidate fitues, për shkak të mos paraqitjes në të gjitha fazat e konkurrimit të
kandidatit të përzgjedhur, për këtë arsye procedura e konkurrimit do të rihapet përsëri në
ditët në vijim.