AKADEMIA E SHKENCAVE, SHTYRJE E AFATIT PËR DORËZIMIN E DOKUMENTACIONIT

Në zbatim të ligjit nr. 53/2019 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Statutit të saj, i ndryshuar, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 821, datë 28.12.2023 “Për ngritjen dhe organizimin e njësive të përhershme të kërkim-studimit në albanologji pranë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, të vendimit të Kryesisë së Akademisë së Shkencave nr.4, datë 10.1.2024 “Për strukturën e organikën dhe emërimin e punonjësve kërkimorë-shkencorë, ndihmës tekniko-shkencorë dhe të administratës ndihmëse të instituteve të albanologjisë”, i ndryshuar dhe të Rregullores së brendshme administrative të Akademisë së Shkencave, e ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Personelit, do të shtyjë afatin e dorëzimit të dokumentacionit, deri në datën 10.6.2024, për vende të lira:

1. Specialist finance/kontabilist, kategoria IV-2.

Pozicioni i punës është në administratën ndihmëse pranë njësive të përhershme të kërkim-studimit në albanologji pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

2. Koordinator Teknik në Qendrën e Botimeve Enciklopedike e Albanologjike, kategoria IV-2

Pozicioni i punës është në Qendrën e Botimeve Enciklopedike e Albanologjike pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në zyrën e protokoll arkivës brenda datës 10.6.2024.