BASHKIA VAU DEJES, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Vau Dejës në zbatim të nenit 26 të ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Kreut II, pika 11 e Vendimit nr.242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së verifikimit paraprak për lëvizje paralele, njofton se për pozicionin:

  •  “Drejtor i Drejtorisë së Informimit Publik, Medias, Statistikës dhe IT”

Kualifikohet për fazën e dytë të konkurimit:

  •  Z. Bib Miria.

Kandidati i kualifikuar do të njoftohet individualisht për datën dhe orën kur do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë.