Në mbështetje dhe zbatim të pikës 7, neni 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikës 38 dhe 43, kreu III të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në vijim të fazës së dytë të vlerësimit të kandidatëve, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, njofton përfundimin e konkurrimit për procedurën e ngritjes në detyrë në kategorinë e ulët drejtuese, për pozicionin:
“Përgjegjës Sektori në Sektorin e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun”, Drejtoria e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun, klasa e pagës III-1, niveli i kualifikimit 1,
Kandidatja fituese shpallet: Zonja Xhuljeta Zekthi, me 90 pikë.