Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e Ligjit 152/2013,”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,
KONSTATOI:
Për vendet e lira të publikuara përkatësisht për:
1. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore – të diplomuar minimumi në Master Profesional në Financë, morën pjesë kandidatët:
1. Alban Nipolli
2. Mariglen Uruçi
Asnjë nga kandidatët nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë.
2. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Performancës – të diplomuar në Master Shkencor në Mjekësi Veterinare, mori pjesë kandidati:
1. Annavanessa Hoxhaj
Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
1. Annavanessa Hoxhaj
3. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Drejtorinë e Kontrollit të Zbatimit të Standardeve dhe Sigurimit të Cilësisë së Auditimit – të diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Juridike, mori pjesë kandidati:
1. Delor Prosi
Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
2. Delor Prosi
4. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i II (Dytë) në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore – të diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Sociale, morën pjesë kandidatët:
1. Rigerta Susaj
2. Paola Shera
Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
1. Paola Shera
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet ditën e enjte, datë 08.02.2024 ora 12:00, në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit