Në zbatim të nenit 21, 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Nga verifikimi paraprak i kandidatëve me procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta, në shpalljen për konkurrim, për pozicionin:
– Specialist në Sektorin e Përfaqësimit dhe Analizës Ligjore, Drejtoria Ligjore, Kategoria e pagës IV-1, është kualifikuar për të vazhduar konkurrimin me anë të procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil:
Znj. Antoneta Ustia
Znj. Megi Prifti
Testimi do të zhvillohet më datë, 19.02.2024 ora 10.00 pranë ambienteve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit nr. 242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Nga verifikimi paraprak i kandidatëve me procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil , në kategorinë e mesme drejtuese, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta, në shpalljen për konkurrim, për pozicionin;
– Drejtor në Drejtorisnë e Financës dhe Shërbimeve, Kategoria e pagës II-1, është kualifikuar për të vazhduar konkurrimin:
Z. Edmond Doku
Konkurrimi do të kryhet më datë. 16.02.2024, ora 11.00, pranë ambienteve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit nr. 242 datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Kandidati i kualifikuar për pozicionin:
-Përgjegjës në Sektorin e Legjislacionit Evropian dhe Integrimit në BE Drejtoria e Integrimit dhe Lagjislacionit Ndërkombëtar, Kategoria e pagës III-1 është:
1. Z. Ervin Marko
Konkurimi do të zhvillohet në datën 19.02.2023, ora 13.00, pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive.