Në zbatim të pikave 4 dhe 6, neni 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe të pikave 24, 26 dhe 43, kreu III të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e ngritjes në detyrë, për pozicionin:
“Përgjegjës Sektori në Sektorin e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun”, Drejtoria e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun, klasa e pagës III-1, niveli i kualifikimit 1,
Kualifikohet në fazën e dytë të konkurrimit, zonja Xhuljeta Zekthi.
Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 8.2.2024, ora 11:00 dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 8.2.2024, ora 12:00, pranë ambienteve të Institucionit të Presidentit të Republikës.
Në zbatim të nenit 25 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar”, të pikave 7, 9 dhe 11, kreut VII-të i vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar”, njësia përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor të ankimit për rezultatet e konkurrimit për procedurën e lëvizjes paralele, njofton se për pozicionin:
“Specialist për Shtetësitë dhe Faljet” në Sektorin e Shtetësive dhe Faljeve, Drejtoria e Shtetësive, Faljeve, Dekorimeve dhe Titujve të Nderit, Drejtoria e Përgjithshme Juridike, klasa e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet pa kandidat fitues.
Në mbështetje dhe zbatim të neneve 21 dhe 22 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar”, pikave 2, 3 dhe 4, kreu IV të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar”, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e pranimit në shërbimin civil, për pozicionin:
“Specialist për Shtetësitë dhe Faljet” në Sektorin e Shtetësive dhe Faljeve, Drejtoria e Shtetësive, Faljeve, Dekorimeve dhe Titujve të Nderit, Drejtoria e Përgjithshme Juridike, klasa e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,
Kualifikohet në fazën e verifikimit paraprak, zonja Adelina Zela.