INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, REZULTATET E VERIFIKIMIT

Në zbatim të pikave 4 dhe 6, neni 26 i ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar”, të pikave 23, 24 dhe 43, kreu III-të i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar”, njësia përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e ngritjes në detyrë, për pozicionin:

 

“Përgjegjës Sektori në Sektorin e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun”, Drejtoria e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun, klasa e pagës III-1, niveli i kualifikimit 1,

 

Kualifikohet për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, zonja Xhuljeta Zekthi.

Në zbatim të nenit 25 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar”, kreut VII-të i vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar”, njësia përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:

 

“Specialist për Shtetësitë dhe Faljet” në Sektorin e Shtetësive dhe Faljeve, Drejtoria e Shtetësive, Faljeve, Dekorimeve dhe Titujve të Nderit, Drejtoria e Përgjithshme Juridike, klasa e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,

 

Kualifikohet për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit znj. Kristi Petrela.

 

Vlerësimi i dokumentacionit të dorëzuar dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohen më datë 24.1.2024, ora 11:00, pranë ambienteve të Institucionit të Presidentit të Republikës.

Në zbatim të pikave 4 dhe 6, neni 26 i ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar”, dhe të pikave 11, 13 dhe 15, kreu II-të i vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 242, datë 18.3.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar”, njësia përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:

 

“Përgjegjës Sektori në Sektorin e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun”, Drejtoria e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun, klasa e pagës III-1, niveli i kualifikimit 1,

 

Nuk ka kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.