Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar neni 26, VKM – së Nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” kreu III, pika 23, i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 257/1 Prot, datë 03.11.2023 për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranim nga jashtë në kategorinë e “ulët drejtuese” në shërbimin civil për pozicionin “Përgjegjës në Sektorin e Financës në Këshillin e Qarkut Dibër”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Dibër pas përfundimit të afatit për dorëzim dokumentacioni për procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë, Ju bën me dije se:
Për pozicionin e sipërcituar për procedurën ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë kandidatët e kualifikuar për fazën e konkurrimit janë të listuar sipas rendit alfabetik:
1-Aleksandër Puci
2- Artan Stërmilli
3- Hane Jashari
Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 30.11.2023, ora 13.00 , në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Qarkut Dibër.
Intervista e strukturuar do të zhvillohet me datë 01.12.2023,ora 13.00 , në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Qarkut Dibër.