INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE, SHPALLJE FITUESI

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive në grupin e pozicioneve të administrimit të posaçëm në pozicionin “Specialist në Sektorin e Marrëdhënieve me Autoritetet Përgjegjëse”, në ILDKPKI shpall:

 

Listën e kandidatëve fitues për pozicionin Specialist në Sektorin e Marrëdhënieve me Autoritetet Përgjegjëse, në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikitit të Interesave, si më poshtë:

 

1. Eneida Zeneli 71 pikë

 

Për sqarime mund të kontaktoni pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në adresën: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.ildkpki.al.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar, Kreu V –“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar;

 

Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë, publikon njoftimin e listës së kandidatëve me të paktën 70 pikë në procedurën “Ngritja në detyrë” për 2 (dy) vende të lira pune të nivelit të mesëm drejtues, në pozicionin “Ndihmës Inspektor”, duke shpallur fitues kandidatët si më poshtë;

 

1. Ornela Zguri 76 pikë

2. Laura Ikonomi 73 pikë

 

Për sqarime, mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.ildkpki.al.