Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Anullim Procedure

Në mbështetje të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, të ligjit nr. 44/2015 “Për Kodin e procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, për arsye objektive që lidhen ngushtësisht me të drejtën e ushtrimit të detyrave në kushte të përshtatshme pune, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, njofton anulimin e procedurave të konkurrimit për pozicionet:

· 1 (një) Specialist në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

 

· 1 (një) Specialist (Arkiv/Protokoll) në Sektorin e Arkiv Protokollit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

 

· 1 (një) Specialist në Sektorin e Ankesave dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

 

· 1 (një) Specialist Prokurime në Sektorin e Shërbimeve të Përgjithshme, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

 

Sa më sipër, të gjithë kandidatët, të cilët kanë aplikuar për pozicionet e lira, mund të paraqiten për tërheqjen e dokumentacionit, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.