Këshilli i Lartë Gjyqësor, Verifikim Paraprak

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për pranimin në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist Finance, Sektori i Financës (kategoria ekzekutive, IV-1), në Drejtorinë e Programimit dhe Monitorimit të Buxhetit, në Departamentin e Programimit dhe Administrimit të Buxhetit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:

 

-Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së pranimit në shërbim civil, janë:

– Nertila Qiraxhi,

– Zamira Metusha,

-Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 27.11.2023, ora 09.30, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët, për rezultatin e testimit me shkrim, për procesin e vlerësimit të jetëshkrimit dhe zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë, do të jetë nëpërmjet adresës së email të secilit kandidat.