KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në mbështetje të nenit 22, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njoftojmë se:

Për procedurën pranim në shërbim civil për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive, për pozicionin Specialist në Sektorin e Zhvillimeve Digjitale, në Drejtorinë e Logjistikës dhe Digjitalizimit në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.

Në mbështetje të nenit 26 të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut III të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njofton se:

 

Për procedurën Ngritje në Detyrë për vendin e lirë të punës së kategorisë së ulët drejtuese Shef Sektori në Sektorin e Zhvillimeve Digjitale në Drejtorinë e Logjistikës dhe Digjitalizimit në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.