Institucioni i Tirana Parking është krijuar me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr.48, datë 11.11.2015, “Për krijimin e Tirana Parking, si Institucion në Varësi të Bashkisë Tiranë, për Administrimin e Shërbimit të Parkimit Publik me Pagesë”, i cili ka për qëllim, mbarëvajtjen e punës në administrimin e shërbimit të parkimit publik me/pa pagesë në qytetin e Tiranës.
Në zbatim të VKM me nr.243/2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, kreu II, pika 6 dhe Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, neni 19, pika 1 dhe 2, Ju dërgojmë kërkesën për publikimin e pozicioneve vakante si me poshte:
- Drejtor, Drejtoria e Financës (kategoria e pagës II-b)- 1 vend
- Drejtor, Drejtoria e Komunikimit me publikun dhe Teknologjisë së Informacionit (kategoria e pagës II-b)- 1 vend
- Drejtor, Drejtoria e Shërbimit të Parkimit për Rezidentin, Rrugë dhe Taxi (kategoria e pagës II-b)- 1 vend
- Drejtor, Drejtoria e Prokurimit Publik (kategoria e pagës II-b)- 1 vend
- Inspektor , Provozor (kategoria e pagës IV-a)- 1 vende
- Specialist, Sektori i Shërbimeve të Brendshme Provizor (kategoria e pages IV-a)- 1 vend.
- Përgjegjës, Sektori I Burimeve Njerëzore Provizor (kategoria e pages III-a)- 1 vend
- Përgjegjës, Sektori Juridik dhe Prokurimet (kategoria e pages III-a)- 1 vend
- Kryeinspektor, Provizor Sektori i Inspektimit te parkimit ne rruge dhe sheshe (kategoria e pages III-a)– 1 vend, bashkëlidhur afatet dhe dokumentacioni i nevojshëm për kandidatët.
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR AKPA Njoftim shpallje vende vakante dt. 06.11.2023 email