BASHKIA GRAMSH, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Lloji i diplomës “shoqërore, ekonomik, juridik, inxhinieri” niveli minimal i diplomës “Bachelor”

 

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243 datë 18/03/2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të Këshillit të Ministrave (ndryshuar me VKM nr.764, datë 19.012.2018),

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Gramsh në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në njoftimin nr.4092, datë 19.10.2023 “Shpallje për lëvizjen paralele dhe për pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, pozicioni “specialist” për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të procedurës, janë:

1. Sofjeta Topalli

Faza e intervistës do të zhvillohet, në ambjentet e Bashkisë Gramsh, sallën e mbledhjeve në datën 14.11.2023 ora 11.00. Rezultatet përfundimtare dhe shpallja e fituesit do të publikohet më datë 21.11.2023 në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqen zyrtare të bashkisë bashkia.gramsh@bashkiagramsh.gov.al dhe stendën e informimit të publikut bashkia Gramsh.

Lloji i diplomës “SHKENCAT EKONOMIKE, INXHINIERIKE, SHOQËRORE ” niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”

 

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 2015 “Për plotësimin e vendev të lira në kategorinë ë ulët dhe të mesme drejtuese” të Këshillit të Ministrave (i ndryshuar), Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Gramsh në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në Njoftimin për konkurrim nr.4093, datë 19.10.2023 “Shpallje për lëvizje parale, ngritje në detyrë dhe pranim nga jashtë në shërbimin civil, kategoria e ulët drejtuese, pozicioni “përgjegjës”, njofton se:

– Nuk ka asnjë kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të procedurës;

– Këto pozicione pune janë të vlefshëm për konkurimin nëpërmjet porocedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbimin civil.

Afatet dhe mënyra e vlerësimit të kandidatëve që janë të interesuar për fazën e ngritjes në detyrë në shërbimin civil, mbeten të njëjtat me ato të shpallura në njoftimin nr.4093, datë 19.10.2023, të publikuara në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqa zyrtare e bashkisë bashkia.gramsh@bashkiagramsh.gov.al dhe stenda e informimit të publikut bashkia Gramsh.