KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në mbështetje të nenit 25, pikës 1, të ligjit nr. 152 datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut VII, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Për procedurën e lëvizjes paralele për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive, për pozicionin specialist në Sektorin e Vëzhgimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar në Drejtorinë e Komunikimit dhe Koordinimit, në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.

Në zbatim të nenit 25, pikës 1, të ligjit nr. 152 datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut VII, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, të kandidatëve që përmbushin kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim për procedurën e lëvizjes paralele, për vendin e lirë të punës të specialist në Sektorin e Koordinimit në Drejtorinë e Administratës Zgjedhore njësia përgjegjëse shpall listën paraprake të kandidatëve që kualifikohen në fazën e intervistës me gojë, si më poshtë;

1. Said Bregasi

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.