Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të fazës të dytë të vlerësimit, të kandidatëve të kualifikuar, nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistës me gojë, për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, për vendin vakant në pozicionin Specialist, Drejtoria e Marrëdhënieve Ndërinstitucionale në Procesin e Identifikimit dhe Rikuperimit të Personave të Zhdukur,
njofton se:
– kandidati fitues është;
1. Znj. Silva Behari
Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të fazes të dytë të vlerësimit, të kandidatëve të kualifikuar, nëpërmjet intervistës me gojë, për procedurën e lëvizjes paralele në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, për pozicionin Specialist, Sektori i Projekteve Studimore Edukuese, Zhvillimore dhe Audiovizuale, njofton:
– Përfundimin e procedurës pa fitues pasi asnjë nga kandidatët e kualifikuar nuk kaloi kufirin minimal prej 70 pikë.