Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, dhe të Kreut II, III dhe IV të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, Njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore dhe e trajnimeve, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit përfundimtar të procedurës së konkurrimit për pranim në shërbimin civil për kategorinë e nivelit ekzekutiv, ju njofton se për pozicionin:
Specialist Prokurimesh – Sektori i Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Shërbimeve të Përgjithshme, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës IV-1
– lista e kandidatëve të cilët kanë grumbulluar mbi 70 pikë është si më poshtë:
· Stiven Treska