Në zbatim të nenit 26, të Ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; të Kreut III, të Vendimit Nr. 242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar;
Bashkia Shkodër, pas verifikimit paraprak, për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim për ngritje në detyrë në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit për pozicionin :
– Përgjegjës, Sektori i Sinjalistikës, Transportit dhe Mobilitetit, Drejtoria e Shërbimeve Publike, ndjekjes së Investimeve të infrastrukturës
Kategoria e pagës III-a
Kandidatët e kualifikuar janë:
1. Denion Boriçi
A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 26.10.2023, ora 12:00 në
ambientet e Bashkisë Shkodër
B. Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 26.10.2023, ora 13:30 në
ambientet e Bashkisë Shkodër