INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 39 dhe 43, të kreut III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve dhe procedurave përkatëse të ankimit, njësia përgjegjëse njofton përfundimin e konkurrimit për procedurën e ngritjes në detyrë në kategorinë e ulët drejtuese, për pozicionin:

 

“Përgjegjës Sektori në Sektorin e Prokurimeve”, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burimeve Njerëzore, Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve,

 

Kandidat fitues shpallet:

 

– Zoti Agim Bardhoshi, me 89 pikë.