Në mbështetje të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, po ju dërgojmë për publikim njoftimin për verifikimin paraprak të lëvizjes paralele për vendet e lira të punës në kategorinë si më poshtë:
Ne kategorinë ekzekutive për pozicionet:
Ø 1 (një) Specialist në Sektorin e Personelit, Drejtoria e Burimeve Njerezore.
Ø 1 (një) Specialist në Sektorin e Menaxhimit të Infrastrukturës Arsimore dhe Punëve Publike, Drejtoria e Mirëmbajtjes dhe Mbikqyrjes së Infrastrukturës.
Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak të lëvizjes paralele rezulton se për pozicionin 1 (një) Specialist në Sektorin e Personelit, Drejtoria e Burimeve Njerezore, kandidati fitues është:
Znj. Marsida Gordi.
Për pozicionin 1 (një) Specialist në Sektorin e Menaxhimit të Infrastrukturës Arsimore dhe Punëve Publike, Drejtoria e Mirëmbajtjes dhe Mbikqyrjes së Infrastrukturës, kandidati fitues është:
Znj. Orjada Muça
Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 01.11.2023 ora 11:00 në ambjetet e Bashkisë Vorë.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, informacioni është dërguar edhe nëpërmjet postës elektronike.