Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr.15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr.66, datë 19.05.2023 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.15, datë 29.04.2022 “Për mënyrën e emërimit dhe të lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës”, shkresës me nr.1517/4 prot., datë 11.09.2023 “Njoftim për vend të lirë pune”, të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Durrës, protokolluar në AKPA me nr.2748 prot., datë 12.09.2023, shkresës nr.2748/1 prot., datë 20.09.2023 “Njoftim për vend të lirë pune” të AKPA-s, për procedurën e shpalljes së vendit të lirë të punës për pozicionin: Specialist në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Durrës, ju njoftojmë se nuk është kualifikuar asnjë kandidat.
Sa më sipër, ju njoftojmë anulimin e procedurës për pozicionin e punës Specialist në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Durrës.