Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu VII, pika 10 dhe pika 11, si dhe në përfundim të afatit të ankimimit pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta sipas procedurës për lëvizje paralele, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 4 (katër) vende, në pozicionin Specialist i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë (kategoria ekzekutive, IV-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
– Në përfundim të procedurës së ankimimit, kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së lëvizjes paralele, janë:
– Afërdita Gjongecaj,
– Ermal Kola.
Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 16.10.2023, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për pozicionin:
– Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Administratën (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-1), në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet pa kandidatë të kualifikuar dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.