KËSHILLI I QARKUT VLORË, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të nenit 26, të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Këshilli i Qarkut Vlorë shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë në shërbimin civil për pozicionin:

 

Drejtor në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në Këshillin e Qarkut Vlorë: Kategoria IV-1 (Bazuar në V.K. M Nr. 325, datë 31.05.2023)

Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Zyra e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës Vlorë, në Këshillin e Qarkut Vlorë, kategoria IV – 3

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR Kërkesë për shpallje në Portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit për pozicionin “Drejtor dhe Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës”, në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë