Në zbatim të nenit 22, të ligjit Nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe në pikat 2, 3 dhe 4, të Kreut IV, të Vendimit Nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranim, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore dhe i trajnimeve, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit përfundimtar të dokumentacionit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për pranim në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit ekzekutiv, ju njofton se, për pozicionin;
Ø Specialist Prokurimesh, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Shërbimeve të Përgjithshme, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës IV-1;
Janë kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit kandidatët si më poshtë;
· Erjola Përlesi
· Marlin Markolaj
· Stiven Treska
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 11.10.2023, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 12.10.2023 ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.