Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Bashkia Vorë në mbështetje të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësit civil” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” po ju dërgojmë për publikim në Portalin “Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive” njoftimin për verifikimin paraprak për procedurën e pranimit në shërbimin civil, për kategorinë ekzekutive për pozicionin:
– 1 (një) Specialist Kontrolli në Sektorin e Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.
Nga verifikimi paraprak rezulton se për këtë pozicion kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlersimit është:
1. Znj. Amadea Toska
Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 31.07.2023 ora 10:00, në ambjetet e Bashkisë Vorë.
Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 31.07.2023 ora 12:00 në ambjetet e Bashkisë Vorë.