BASHKIA KORÇË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve , për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbim civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin :

 

· 1 (një) Specialist për Mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve, në Sektorin e Shërbimeve Sociale, në Drejtorinë e Kujdesit Social, kategoria III.b

 

Kandidatët për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë:

– Vasilika Grameno

– Kristina Bogdani

 

A- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 19.07.2023 ora 9:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.

B- Intervista e strukturuar do të zhvillohet në datën 26.07.2023 ora 12:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve , për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbim civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin :

 

· 1 (një) Specialist për Kontrollin dhe Mbledhjen e të Ardhurave për Njësinë Administrative Voskop, në Sektori për Kontrollin dhe Mbledhjen e të Ardhurave për Njësitë Administrative, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore dhe Kontroll Territorit, kategoria IV.a

Kandidatët për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë:

– Romario Leska

 

A- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 20.07.2023 ora 10:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.

B- Intervista e strukturuar do të zhvillohet në datën 27.07.2023 ora 12:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.