Në zbatim të nenit 22, pika 4 dhe nenit 25, te ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Kreut VII, të Vendimit Nr.243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit të procedures të pranimit në shërbimin civil civil, për pozicionin;
– Specialist, Sektorit i Teknologjisë së Informacionit
janë:
1. Z. Eugen Sada
Testimi me shkrim do të zhvillohet në:
– ambientet e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit;
– datën: 13.7.2023;
– ora: 10.00