Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit nr. 242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se nuk ka asnjë aplikim për pozicionin:
- Përgjegjës në Sektorin e Botimeve , Drejtoria e Botimeve dhe Ndërveprimit, Kategoria e pagës III-1.
Ky pozicion është i vlefshëm për konkurrimin sipas shpalljes së publikuar.
Në zbatim të nenit 21, 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Nga verifikimi paraprak i kandidatëve me procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive,
për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta, në shpalljen për konkurrim, për
pozicionin Specialist në Sektorin e Financës dhe Buxhetit, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve, Kategoria e pagës IV-1, është kualifikuar për të vazhduar konkurrimin me anë të procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil:
Znj. Lindita Dashi
Konkurrimi do të kryhet më datë 18.07.2023, ora 10.00 pranë ambienteve të Autoritetit të
Mediave Audiovizive.
Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Në përfundim të procedurës së pranimit në kategorinë ekzekutive, rezulton se nuk ka asnjë aplikim për pozicionet, 2 (dy) Specialistë në Sektorin e Monitorimit të Frekuencave, Drejtoria e Planifikimit të Frekuencave dhe TIK, Kategoria e pagës IV-1.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Vendimit
nr.242, të Këshillit të Ministrave datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në
kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive
njofton se:
Në përfundim të procedurës për plotësimin e vendit të lirë në kategorinë e ulët drejtuese, rezulton se nuk ka asnjë aplikim për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin, “Përgjegjës në Sektorin e Financës dhe Buxhetit, në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve”, Kategoria e pagës III-1.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Vendimit
nr.242, të Këshillit të Ministrave datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në
kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive
njofton se:
Në përfundim të procedurës për plotësimin e vendit të lirë në kategorinë ulët drejtuese, rezulton se nuk ka asnjë aplikim për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin, “Përgjegjës në Sektorin e Legjislacionit Europian dhe Integrimit në BE, në Drejtorinë e Integrimit dhe Legjislacionit Ndërkombëtar”, Kategoria e pagës III-1.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Vendimit
nr.242, të Këshillit të Ministrave datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive
njofton se:
Në përfundim të procedurës për plotësimin e vëndit të lirë në kategorinë e ulët drejtuese, rezulton se nuk ka asnjë aplikim për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin, “Përgjegjës në Sektorin e Ndërveprimit, në Drejtorinë e Botimeve dhe Ndërveprimit”, Kategoria e pagës III-1.