KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, Rezultatet e verifikimit paraprak

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 48, datë 07.06.2023 për:

1. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Performancës – të diplomuar jo më poshtë se niveli Master Profesional në Shkenca Sociale.

2. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit – të diplomuar jo më poshtë se niveli Master Profesional në Informatikë.

3. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – të diplomuar jo më poshtë se niveli Master Profesional në Shkenca Ekonomike.

4. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i II (Dytë) në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore – të diplomuar në Master Shkencor në Financë – Kontabilitet.

5. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i II (Dytë) në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – të diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Inxhinierike.

6. Për 1 (një) vend në pozicionin Specialist në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore – të diplomuar në Master Profesional në Shkenca Ekonomike.

 

Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

 

Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pozicionet e sipërcituara, kandidatët:

1. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Performancës:

1. Znj. Arjeta Çoku

 

2. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit:

1. Z. Donald Aliçka

2. Z. Klej Dora

3. Z. Ridjan Kozi

 

3. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja:

1. Znj. Eralda Alhysa

2. Z. Fatlum Dogjani

3. Znj. Ornela Rajta

4. Z. Serxho Smakaj

 

4. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i II (Dytë) në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore:

1. Znj. Ermira Zyko

2. Znj. Sabina Gjinishi

3. Z. Serxhio Smakaj

 

 

5. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i II (Dytë) në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja:

1. Z. Behar Boshkaj

2. Z. Jupitern Malaj

 

6. Për 1 (një) vend në pozicionin Specialist në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore:

1. Znj. Jonida Duda

2. Znj. Zhuljeta Osmani

Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet ditën e martë, më datë 11.07.2023, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.

 

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.