Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Perfundim procedure

Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të Kreut VII, të VKM-së, nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të afateve ligjore, për procedurën e lëvizjes paralele, bashkëlidhur do të gjeni, për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, njoftimet për pozicionet si më poshtë:

  • 2 (dy) Specialist (Arkiv/Protokoll) në Sektorin e Arkiv Protokollit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-Kategoria III-b.

  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-Kategoria III-b;

  • 2 (dy) Specialist në Sektorin e Statistikave, në Drejtorinë e Analizës dhe Standardeve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b.

  • 2 (dy) Specialist në Sektorin e Metodikës dhe Standardeve, në Drejtorinë e Analizës dhe Standardeve pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b.

  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Ankesave dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b.

  • 1 (një) Specialist Shërbime në Sektorin e Shërbimeve të Përgjithshme, në Drejtorinë Eknomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b.