KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, SHPALLJE FITUESI

Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e Ligjit 152/2013,”Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,

 

KONSTATOI:

 

Për vendet e lira të publikuara përkatësisht për:

 

I. Për 2 (dy) vende në pozicionin “Auditues i I (Parë)/Specialist në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit”, të diplomuar në MSHC Shkenca Kompjuterike, Informatikë, Inxhinieri Matematike dhe Informatike, morën pjesë kandidatët:

1. Z. Juxhin Tashi

2. Znj. Rovena Deda

3. Znj. Vilma Zaimi

 

Kanë marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidatët:

 

1. Z. Juxhin Tashi

2. Znj. Rovena Deda

 

 

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 06 Korrik 2023, ora 11.00 në zyrat e KLSH-së.

 

 

Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit.