Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikave 1
dhe 2, të kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar,
Njësia Përgjegjëse në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të
verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të
veçanta të shpalljes për konkurrim, njofton se për pozicionin:
1. “Specialist Buxheti”, pranë “Sektorit Financës Burimeve njerëzore dhe Trajnimeve” në
“Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës”, në Komisionin e
Prokurimit Publik, kategoria III-b. (një vend vakant)
Në zbatim të pikës 4, kreu IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, i
ndryshuar, kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit:
• Eliverta Ferati
• Klotilda Veliu
Nuk janë kandidate fituese të fazës së dytë të konkurrimit
Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të vendimit të
Këshillit të Ministrave, nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në
kategorinë e ulët edhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse në
institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të procedurës së pranimit
në shërbimin civil në kategorinë e ulët edhe të mesme drejtuese dhe të afatit të ankimimit,
njofton se për pozicionin:
1. “Përgjegjës në Sektorin e Financës Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve” në
Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria e pagës: III-a
Kandidati fitues është Znj. Rudina Prifti