Në zbatim të pikës 4 dhe 6, të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, dhe të pikës 22, të kreut III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Institucioni i Presidentit të Republikës njofton se, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, kualifikohet për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimit:
Zonja Eralda Qatollari
Testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 14.07.2023, ora 12:00, pranë ambienteve të Institucionit të Presidentit të Republikës.