KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË, REZULTATET E VERIFIKIMIT

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, pika 22, dhe pika 24, e Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e nëpunësve të nivelit të ulët dhe të mesëm drejtuese”, Njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore dhe e trajnimeve, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit përfundimtar të dokumenteve të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil si dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit të ulët drejtues, ju njofton se, për pozicionin;

 

 

Ø Shef Sektori, në Sektorin e Shërbimit për Protokollin dhe Arkivin, në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë;

 

Janë kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit kandidatët si më poshtë;

 

– Denisa Balilaj

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 10.07.2023, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.

 

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 11.07.2023 ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.